Maja e Qores dhe Çikës, mrekulli natyrore

Gjatë fundjavës që e lamë pas SHB Sharri me 18 anëtarë si dhe udhëheqësi i rrugës Andel Trebicka nga Tirana dhe Jeta Becaj, kanë kryer misionin e radhës, ngjitjen në majen e Qores dhe Çikës në Shqipëri.

Derisa dita e shtunë kaloi me vendosje në Radhime dhe relaks plazhi, të dielën 16 bjeshkatarë u nisën për të kryer synimin.

Pamje mahnitëse nën udhëheqësin fenomenal të rrugës u panë nga maja, për të cilën flasin edhe më shumë fotografitë.