Maja Konjushka, 2578m

SHB Sharri ka përfunduar ngjitjen edhe në majen e radhës për këtë vit. Më 21 janar, në kushte të vështira atmosferike, u pushtua maja Konjushka, 2578 metra.

Në këtë aktivitet na nderuan me pjesëmarrje edhe anëtarë të SHBA Pashtriku.

Edhepse erërat dominuan gjatë rrugëtimit, të gjithë pjesëmarrësit arritën majen.